foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Më 11 mars, autoriteti më i lartë i Kinës miratoi "Vendimin e Asamblesë Kombëtare Popullore për Përmirësimin e Sistemit Zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut" me numër të lartë votash. Në komentin e CMG-së thuhet se ky "vendim" pasqyron aspiratat e njerëzve dhe do të promovojë zhvillimin e sistemit demokratik që përputhet me gjendjen e Hong-Kongut dhe do të mbrojë më gjerësisht ushtrimin e të drejtave demokratike nga banorët e e rajonit të Hong-Kongut.

Hong-Kongu është një rajon administrativ lokal në Kinë. Bazuar në fuqinë dhe përgjegjësinë, autoriteti më i lartë i Kinës ka përmirësuar sistemin zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut në nivelin kushtetues dhe do të garantohet që ky rajon të qeveriset nga patriotët. Kjo është mbrojtje e fortë për sistemin demokratik të Hong-Kongut. 

Sipas përmbajtjes së "Vendimit", qarku i jashtëm mund të shohë vendosmërinë e qeverisë qendrore kineze për të promovuar zhvillimin e sistemit demokratik të Hong-Kongut. Marrim sistemin e komisionit zgjedhor si shembull. Ai është thelbi i sistemit zgjedhor të Hong-Kongut dhe "Vendimi" ka rregulluar përbërjen dhe funksionet e tij.

foto nga VCG

foto nga VCG

Nga aspekti i përbërjes, Komisioni i ardhshëm Zgjedhor i Hong-Kongut do të përbëhet nga 1500 anëtarë nga pesë qarqe. Krahasuar me komisionin e mëparshëm me 1200 anëtarë në katër qarqe, përfaqësueshmëria e tij është më e gjerë, gjë që tregon parimin e pjesëmarrjes së ekuilibruar dhe është e favorshme për bashkimin e të gjithë qarqeve të shoqërisë në Hong-Kong dhe mbrojtjen e interesave të përgjithshme të shoqërisë atje.

Përsa u përket funksioneve, përveç atyre origjinale të emërimit dhe zgjedhjes së kryeekzekutivit, Komision Zgjedhor ka edhe funksione të reja të zgjedhjes së disa anëtarëve të Këshillit Legjislativ dhe të emërimit të kandidatëve për Këshillin Legjislativ. Ky ndryshim gjithashtu ka rëndësi të madhe për zhvillimin e sistemit demokratik të Hong-Kongut.

Nga perspektiva botërore, reformimi dhe përmirësimi i sistemit zgjedhor bazuar në gjendjen e tanishme të vendit është prirje universale në zhvillimin e demokracisë në botë. Zërat e politikanëve amerikanë dhe perëndimorë që kritikojnë politikën e Kinës mbi Hong-Kongun nën siglën e "demokracisë", por nuk flasin që gjatë periudhës koloniale të Hong Kongut, guvernatori i Hong-Kongut u emërua nga qeveria britanike dhe kurrë nuk u zgjodh në mënyrë demokratike; hongkongasit nuk kishin të drejtë për protesta gjë që është një shenjë e qartë e mungesës së demokracisë në atë kohë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në komentin e CMG-së, thuhet se pas kthimit të Hong Kongut në atdhe, qeveria qendrore kineze promovoi patundur zhvillimin e sistemit demokratik të Hong-Kongut dhe mbron banorët e këtij rajoni të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Përmirësimi i sistemit zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut padyshim do të rrisë më tej cilësinë e demokracisë së rajonit dhe do ta ndihmojë atë të zhvillojë demokraci me cilësi të lartë. Përmirësimi i sistemit zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut nën parimin e "patriotët që qeverisin Hong-Kongun" është eksplorimi i përpjekjeve të Kinës për të përmirësuar sistemin zgjedhor lokal në bazën e mbrojtjes së sovranitetit dhe sigurisë kombëtare. Kjo gjithashtu jap mençuri dhe zgjidhje kineze për vendet e tjera për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare dhe për të zhvilluar demokracinë lokale. (Çang Çuo/Albana)