Foto nga VCG

Foto nga VCG

Plani më i fundit i zhvillimit ekonomik dhe social afatmesëm dhe afatgjatë i Kinës, i miratuar në legjislaturën më të lartë të vendit, shpalos një udhërrëfyes të zhvillimit të Kinës për pesë vitet e ardhshme dhe më gjerë, shkruan “China Daily”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina filloi planin e saj të parë pesëvjeçar në vitin 1953. Gjatë kësaj kohe, vendi arriti zhvillim të shpejtë me shumë plane pesëvjeçare, që performuan si një mekanizëm i rëndësishëm për të drejtuar aktivitetet ekonomike dhe sociale, njëri pas tjetrit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Skema më e fundit e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar dhe Objektivat Afatgjatë deri në vitin 2035 ka një rëndësi edhe më të madhe. Është një plan për ekonominë e dytë më të madhe në botë ndërsa fillon një udhëtim të ri drejt ndërtimit të plotë të një vendi modern socialist. Mënyra se si kjo skemë merr formë i ofron botës së jashtme një paraqitje të shkurtër të demokracisë së Kinës dhe se si funksionon ajo. (Irma)