foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Asambleja Kombëtare Popullore (AKP) ose parlamenti kinez, miratoi të enjten një vendim mbi përmirësimin e sistemit zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Vendimi u miratua me një shumicë dërrmuese votash në seancën vjetore të AKP-së .

Vendimi është një tjetër hap i madh i ndërmarrë nga shteti për të përmirësuar sistemet ligjore dhe politike në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut që pas miratimit në qershor 2020 të Ligjit për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në këtë rajon.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Gjatë shqyrtimit të një projekti për vendimin, të pranishmit ishin të mendimit se kthimi i Hong-Kongut në gjirin e atdheut e vendosi rajonin edhe një herë nën sistemin e përgjithshëm të qeverisjes së vendit, dhe Kushtetuta e Kinës dhe Ligji Themeltar i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut formojnë bashkërisht bazën kushtetuese të rajonit.

Sistemi zgjedhor i rajonit të Hong-Kongut, i cili përfshin metodat për zgjedhjen e Shefit Ekzekutiv dhe për formimin e Këshillit Legjislativ, është një pjesë e rëndësishme e strukturës politike të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Rajonit të Hong-Kongut, sipas sesionit.

Sistemi zgjedhor duhet të jetë në përputhje me politikën "Një vend, dy sisteme", dhe të shërbejë për të siguruar që Hong-Kong të administrohet nga njerëz që e duan vendin dhe e duan Hong-Kongun, sipas sesionit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sistemi zgjedhor duhet të jetë në favor të ruajtjes së sovranitetin kombëtar, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të Kinës dhe të ndihmojë në ruajtjen e begatisë dhe stabilitetit afatgjatë të Hong-Kongut, sipas sesionit.

AKP-ja e mori këtë vendim me synimin e përmirësimit të sistemit zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe zhvillimin e një sistemi demokratik të përshtatshëm për realitetin e rajonit, në përputhje me Kushtetutën e Kinës, Ligjin Themeltar të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe Ligjin për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. (Albana)