I dërguari kinez në Gjenevë,Chen Xu

I dërguari kinez në Gjenevë,Chen Xu

Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, Chen Xu, nënvizoi të martën qasjen "njerëzit në qendër" në luftën kundër COVID-19.

Chen e tha këtë në emër të mbi 100 vendeve në sesionin e 46-të të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut.

Lidhur me ndikimin e pandemisë, Chen theksoi se grupet e varfra dhe të brishta janë më të goditurat, prandaj nevojitet një përgjigje globale për të adresuar pandeminë COVID-19.

Ai bëri 3 propozime për përgjigjen globale.

Duhet të bëhen përpjekje për të mbrojtur të drejtën për jetën dhe atë të gjithësecilit për të gëzuar standardin më të lartë të arritshëm të shëndetit fizik dhe mendor, tha ai, duke shtuar se është thelbësore të thellohet bashkëpunimi ndërkombëtar për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë.

Chen përmendi gjithashtu rëndësinë e promovimit të zhvillimit të vazhdueshëm, shtimin e përpjekjeve për zbutjen e varfërisë me qëllim eliminimin e të gjitha formave të varfërisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së njerëzve.

Duhet të merren masa për të forcuar sistemin e sigurimeve shoqërore, tha Chen si propozim të tretë.

Deklarata e përbashkët e Kinës mori mbështetje dhe përgjigje të gjerë, pasi ndikimi serioz i pandemisë COVID-19 në gëzimin e të drejtave të njeriut, "nacionalizmit" të vaksinave, rritja e pabarazisë globale, diskriminimi racor dhe ksenofobia ishin në fokus gjatë seancës. (Albana)