Pylli artificial Saihanba në provincën Hebei të Kinës Veriore (foto nga CFP)

Provinca Hebei në Kinës veriore pati rritje të stokut të pyjeve në 175 milionë metra kub nga 144 milionë metra kub gjatë pesë viteve të fundit, njoftoi zyra lokale e pyjeve dhe kullotave, citon “Xinhua”.

Nga 2016 në 2020, Hebei përfundoi rreth 2.63 milionë hektarë pyllëzimi. Synim është gjithashtu pyllëzimi i 400.000 hektarë tokë gjatë vitit 2021, një pjesë e së cilës do të ndodhë pranë zonave ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore 2022.

Rritja e bimësisë mund t'i atribuohet një vale të projekteve ekologjike të drejtuara nga qeveria, siç është pyllëzimi në male. Krahina do të paraqesë më shumë programe dhe politika stimuluese për të inkurajuar më shumë njerëz të marrin pjesë në gjelbërimin. (Irma)