Një çekuilibër ushqimor është një shkak i rëndësishëm i sëmundjeve kronike, thuhet në një studim të publikuar mbi kushtet e ushqyerjes së popullsisë në Kinë, nga Shoqëria kineze e Ushqimit.

Raporti tregon se mes faktorëve dietikë, marrja e lartë e natriumit rezulton në 17.3 për qind të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare dhe metabolike te të rriturit. Ajo ndiqet nga frutat dhe acidet yndyrore omega-3 e pamjaftueshme, përkatësisht 11.5 për qind dhe 9.7 për qind, citon “Xinhua”.

Studimi zbuloi se ushqyerja dhe shëndeti i njerëzve kinezë janë përmirësuar ndjeshëm. Lartësia mesatare e banorëve kinezë gjithashtu ka vazhduar të rritet, tha Ding Gangqiang, nënkryetar i CNS-së. Marrja ditore e kripës për person qëndron në 9.3 gramë, me shifrën që bie me 2 gramë çdo 10 vjet. Megjithatë, ajo mbetet më e lartë se niveli i rekomanduar i më pak se 5 gramë, thuhet në raport. Konsumi i pijeve me sheqer nga kinezët po rritet nga viti në vit. Marrja e lartë e sheqerit është bërë arsyeja kryesore për mbipesha dhe diabetin tek adoleshentët. (Irma)