Bizneset në qarqet e varfra të Kinës panë rritje dyshifrore në shitjet e tyre mesatare vjetore gjatë periudhës së Planit të 13-të Pesë-vjeçar (2016-2020), e cila përshpejtoi prodhimin dhe operacionet e tyre, njoftoi Administrata Shtetërore e Taksave, citon “Xinhua”.

Rritja ishte 14.6% për kompanitë në 832 qarqe që konsideroheshin të varfra në vend dhe të cilat tani, sipas autoriteteve, të gjitha kanë dalë nga varfëria.

Të dhënat treguan se qarqet e varfëra në rajonin verilindor të Kinës kanë gëzuar normat më të larta vjetore të rritjes së shitjeve gjatë dy viteve të fundit, duke arritur 13.6% në vitin 2019 dhe 29.7% më 2020-n.

Gjatë pesë viteve të fundit, normat mesatare vjetore të rritjes së shitjeve në Kinën lindore, qendrore dhe perëndimore kanë qenë përkatësisht 18.7%, 15.6% dhe 13%. (Irma)