Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Grupi i parë i vaksinave Covid-19 të porositura nga Tajlanda nga kompania farmaceutike kineze “Sinovac Biotech” mbërriti në Bangkok, duke hapur rrugën për fillimin e programit kombëtar të vaksinimit në vend. 200.000 doza janë dërgesa e parë e 2 milionë vaksinave të porositura nga Tajlanda në kompaninë bio-farmaceutike kineze, shkruan “Xinhua”. Grupi i parë i vaksinave “Sinovac” do të shpërndahet në 13 provinca, duke përfshirë Bangkokun, dhe do të administrohen te grupet në rrezik.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto nga VCG


Një grup i dytë prej 800.000 pritet të mbërrijë në Tajlandë muajin tjetër, i ndjekur nga një dërgesë e tretë me një milion doza. Tajlanda ka krijuar një program kombëtar të vaksinimit me tre hapa, me qëllim imunizimin e një pjese të mjaftueshme të popullsisë së përgjithshme për të arritur imunitetin e tufës. Përveç vaksinave “Sinovac”, vendi do të përdorë edhe ato të “AstraZeneca”. (Irma)