Chongqing/ VCG

Chongqing/ VCG

Komuna Chongqing është miratuar si një portë hyrëse për barnat e importuara, nga Administrata kombëtare e Produkteve Mjekësore, duke e bërë atë të vetmin në Kinën perëndimore dhe të katërtin në territorin kinez pas Pekinit, Shangait dhe Guangzhou, citon “Xinhua”.

Chongqing/ VCG

Chongqing/ VCG

“Më parë, barnat e importuara duhej të kalonin nëpër portet lindore të vendit për të arritur në rajonet perëndimore dhe mund të duheshin deri në 40 ditë ose më shumë që ngarkesat të mbërrinin në Chongqing”, -tha Luo Li, zëvendësdrejtori i administratës komunale të barnave.

Pas miratimit, koha pritet të shkurtohet në rreth 15 ditë përmes shërbimit të trenave të mallrave Kinë-Evropë, shtoi Luo.

Trena të mallrave Kinë-Evropë/ VCG

Trena të mallrave Kinë-Evropë/ VCG

“Miratimi do të sjellë më shumë importe të barnave të reja përmes Chongqing dhe do të forcojë konkurrencën e industrisë farmaceutike të qytetit”, -tha Yuan Quan, president i “Chongqing Farmaceutike Group Co, Ltd”. (Irma)