Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijiang tha të enjten se Kina ka dhuruar ose po u dhuron vaksina COVID-19 53 vendeve dhe ka eksportuar vaksina në 27 vende. Njëkohësisht shumë vende kanë miratuar përdorimin e vaksinës kineze.

Mësohet se kontigjentet e vaksinave kineze kanë mbërritur në Mongoli, Egjipt, Tajlandë, Singapor, Bolivi etj. Departamentet shëndetësore të shumë vendeve që bashkëpunojnë me Kinën për vaksinat kanë pohuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave kineze.

Lidhur me këto, Zhao Lijiang tha: "Qeveria kineze zbaton qëndrimin që përgjigjet për jetën dhe vendos sigurinë e efektivitetin në vend të parë si dhe drejton ndërmarrjet të studiojnë zhvillimin e vaksinës sipas rregullave shkencore dhe kërkesave të kontrollit."

Zhao theksoi se pala kineze do të vazhdojë të punojë me palë të ndryshme për shpërndarjen e barabartë të vaksinave në mbarë botën si dhe në luftën kundër pandemisë. (Çang Çuo/Albana)