Të ardhurat nga shitja e biletave të kinemasë gjatë Festës së Pranverës thyen rekordet ndërkohë që ka pasur rritje me 7.8 miliardë juanë prej të mërkurës së kaluar.

Kjo rritje ka ardhur pasi shpërthimi i COVID-19 bëri që të anuloheshin ose shtyheshin transmetimet e filmave gjatë të njëjtit sezon filmik në fillim të vitit të kaluar.

Filmat me vlerësim më të lartë përfshijnë filmin komedi-mister për zgjidhjen e krimit “Detective Chinatown 3” dhe filmin të udhëtimit në kohë “Përshëndejte, nënë”.

Filmi “Detektivi Chinatown 3”, shitjet e të cilit zunë 46 për qind të të ardhurave të përgjithshme të sezonit të festave, u prodhua tërësisht me IMAX.

“Përshëndetje, nënë” fitoi 2.6 miliardë juanë, ose rreth 400 milionë dollarë amerikanë, gjatë së njëjtës periudhë, duke llogaritur 34 për qind të të ardhurave të përgjithshme nga shitja e biletave të kinemasë.

Kritiku i filmit Teng Jimeng shpjegon disa nga arsyet e suksesit të këtyre filmave.

"Detective Chinatown 3 ishte një hit i tillë, një thriller që jo vetëm shfaq përparimin e madh të Kinës në zhvillimin e filmit, në zhvillimin e historisë, në zhvillimin e komplotit, në karakterizimin e të gjithë këtyre regjisorëve të filmit. Ai gjithashtu tregon këtë përparim shumë të madh në teknologjinë e filmbërjes. Dhe kjo është arsyeja pse shikuesit e filmave në këtë vend janë dyndur në kinema".

Analistët thonë se ky sukses i fundit mund të çojë në rritjen e mundësive të bashkëprodhimit jashtë shtetit për kineastët vendas, me studiot e huaja që kërkojnë të hyjnë më tej në një treg në rritje të filmave kinezë.(Albana/Fani)