Në fund të vitit 2020, Kina bëri arritje historike duke dalë plotësisht nga varfëria ekstreme. Ky është një nga sukseset më të mëdha të arritura nga populli kinez, i cili jo vetëm ndikon jetën e kinezëve, por edhe do t’u sjellë vendeve të tjera mundësi të reja.

Në artikullin me titull “Përvoja kineze e zhdukjes së varfërisë që vlen të mësohet nga Afrika” të botuar në uebsajt, dijetari kenian i marrëdhënieve ndërkombëtare Adhere Cavince shkroi: “Kontributi i Kinës për çështjen globale të pakësimit të të varfërve arriti në 70%. Suksesi i Kinës ka sjellë shumë burime, të cilat mund të futen në fushat ku nevojitet më shumë ndihma në Afrikë dhe në mbarë botën.” Në artikullin e tij të botuar në gazetën e Nigerisë “Vanguard”, drejtori i Qendrës Studimore të Kinës të Nigerisë Charles Onunaiju vuri në dukje se ndikimi kyç i luftës kineze kundër varfërisë mbi Afrikën është që njerëzit të kuptojnë se varfëria nuk është e pandryshueshme. “Me vullnetin politik dhe politikën e qëndrueshme, ne mund ta zhdukim varfërinë,” tha Charles Onunaiju.

Pas arritjes së fitores vendimtare të luftës kundër varfërisë, Kina po ecën drejt objektivit tjetër: realizimi në përgjithësi i modernizimit brenda 30 vjetëve. Me fuqizimin e shtetit, fuqia blerëse e konsumatorëve kinezë është shtuar dita-ditës duke u sjellë vendeve të zhvilluara mundësi të reja. Gazeta franceze “Capital” u shpreh se kur marka “L’OREAL” hyri në tregun kinez në vitin 1997, femrat kineze rrallë e përdornin buzëkuqin, sot ato përdorin 5 ose 6 produkte kozmetike çdo ditë, kurse femrat franceze përdorin vetëm 3 produkte kozmetike në ditë.

Kina dhe Europa janë dy tregjet e mëdhenj në botë, sipas statistikave të Bashkimit Europian, në vitin 2020, 27 vendet anëtare të BE-së importuan mallra kineze me vlerën prej 383.5 miliardë eurosh duke u rritur 5.6% në krahasim me vitin 2019. Eksportet e BE-së në Kinë arritën në 202.5 miliardë euro duke u rritur 2.2%, Kina është bërë partnerja më e madhe tregtare e BE-së. Gazeta spanjolle “El Economista” shkruan: “Tani çështja nuk është që a duhet të investohen apo jo në Kinë, por është që sa duhet të investohen në Kinë.” Në 30 vjetët e ardhshëm, mundësitë tregtare mes Kinës dhe Europës janë përtej imagjinatës. (Fani/Albana)