Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një total prej 6072 trenash mallrash Kinë-Evropë kanë kaluar përmes pikës kufitare të Erenhotit në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme në Kinën veriore që nga viti 2013, sipas doganave lokale, shkruan Xinhua.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Trenat mbanin rreth 4.82 milionë tonë mallra me vlerë mbi 90 miliardë juanë (rreth 13.94 miliardë dollarë), njoftoi dogana e Erenhotit, e cila ka trajtuar trenat e mallrave Kinë-Evropë që nga viti 2013.

Në vitin 2020, megjithë ndikimin e pandemisë Covid-19, një numër rekord i lartë prej 2379 trenash kaluan përmes Erenhotit, një rritje prej 53.3 për qind nga viti në vit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke filluar që nga viti 2011, shërbimi i transportit hekurudhor të mallrave Kinë-Evropë konsiderohet si një përbërës i rëndësishëm i Nismës “Një brez, një rrugë”, duke rritur tregtinë midis Kinës dhe vendeve pjesëmarrëse në program. Mes pandemisë, shërbimi hekurudhor mbetet një kanal i besueshëm transporti.

Erenhoti është pika e vetme hekurudhor midis Kinës dhe Mongolisë dhe ka 44 itinerare të trenave të mallrave Kinë-Evropë që kalojnë përmes tij. (Fatosi)