Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria kineze e Tregtisë të mërkurën, gjatë Festës së Pranverës vlera e shitjeve të kompanive kryesore të tregtimit me pakicë dhe të ofrimit të ushqimeve ishte afërsisht 821 miliardë juanë, duke u rritur 28.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme. Gjatë Vitit të Ri Kinez, konsumi në Kinë ka pasur një fillim të mirë, çka jep arsye të besohet që konsumi do të vazhdojë t'i shtojë energji ekonomisë kineze në vitin e ri.
Vlen të përmendet se, krahasuar me vitet e mëparshme, konsumi gjatë festës së sivjetshme ka treguar shumë tipare të reja.
Së pari, “mosmbyllja gjatës Festës së Pranverës” u bë zgjedhja e të gjitha platformave kryesore të shitjeve.
Nga perspektiva e strukturës së konsumit gjatë festës, prirja e përmirësimit të cilësisë së konsumit të kinezëve është bërë më e dukshme. Në këtë Festë të Pranverës, sektori i kinematografisë, që ishte prekur rëndë nga epidemia, pati një kulm të shumëpritur. Gjatë pushimeve 7-ditore, 160 milionë veta shkuan në kinema dhe vlera e biletave të shitura i kaloi 8 miliardë juanët, duke e kaluar vlerën e biletave të shitura në të njëjtën periudhë në vitet e mëparshme dhe duke shënuar rekord botëror për vlerën e biletave të shitura në një ditë të vetme dhe në fundjavë në një treg të vetëm. Kthimi i shikuesve kinezë në kinema tregon jo vetëm kontrollin efektiv të epidemisë në Kinë, por edhe forcon besimin në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Përveç kësaj, edhe format e reja të konsumit, si konsumi i personalizuar, konsumi eksperimental dhe konsumi inteligjent, janë bërë pika kryesore të konsumit të festës. Raporti për konsumin gjatë festës, i publikuar nga kompania "Alibaba", tregon se mallrat e konsumuara gjatë Vitit të Ri janë të llojeve më të reja, me marka dhe inteligjente. Shpejtësia e rritjes së konsumit të mallrave të tilla si robotët pastrues dhe robotët e pastrimit të dritareve i ka kaluar përkatësisht 100 % dhe 300 %.
Në vitin 2020, megjithëse nën ndikimin e epidemisë, shpenzimet e konsumit përfundimtar në Kinë zunë 54.3 % të PBB-së, niveli më i lartë në vitet e fundit. (Fang Xiaoyu/Artan)