Vendimi i Kinës për të mos lejuar trasmetimin e "BBC World News" u mor për shkak të shkeljes së rregullave prej transmetuesit britanik, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying në përgjigje të një pyetjeje nëse kjo ishte një kundërmasë ndaj vendimit të Ofcom-it për të hequr licencën e transmetimit të CGTN-it.

Në një konferencë të rregullt shtypi të enjten, duke cituar Administratën Kombëtare të Radios dhe Televizionit të Kinës, Hua tha se vendimi u mor bazuar në shkeljet serioze nga "BBC World News" të rregulloreve për menaxhimin e radios e televizionit dhe menaxhimin e kanaleve televizive satelitore të huaja në raportet e veta lidhur me Kinën.

Shkeljet bien ndesh me kërkesat që raportimi i lajmeve duhet të jetë i vërtetë dhe i paanshëm, duke minuar interesat kombëtare dhe solidaritetin ndërmjet kombësive të Kinës, tha zëdhënësja.

Hua shtoi se Ofcom-i kishte kryer një goditje politike ndaj transmetimit të CGTN-it në Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në paragjykime ideologjike dhe çështje teknike të politizuara. Përgjigjja e Kinës është e ligjshme dhe e arsyeshme.