Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ftojnë ekspertë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) për të kryer studime mbi gjurmueshmërinë e koronavirusit të ri atje.

Thirrja e palës kineze erdhi pasi një ekip i përbashkët ekspertësh nga Kina dhe OBSh-ja përfunduan punën në terren në Wuhan si pjesë e përpjekjes globale për gjurmuar COVID-19.

Uashingtoni tha se nuk do të pranonte gjetjet e misionit të përbashkët në qytetin kinez pa verifikuar në mënyrë të pavarur rezultatet duke përdorur inteligjencën e tij.

Hulumtime të ndryshme kanë treguar se koronavirusi ishte shfaqur në vende të ndryshme nëpër botë në gjysmën e dytë të vitit 2019.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin i bëri thirrje ShBA-së të mbajë një qëndrim të hapur, transparent dhe shkencor mbi kërkimin e përbashkët. (Albana)