Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rajoni Special Administrativ i Makaos nisi të martën vaksinimin duke përdorur vaksinat Covid-19 të bëra në Kinën kontinentale, në një spital të madh publik lokal, me vetë Shefin Ekzekutiv, Ho Iat Seng, që mori i pari vaksinën.

Disa zyrtarë kryesorë të qeverisë SAR gjithashtu u vaksinuan, së bashku me përfaqësuesit e grupeve me përparësi, duke përfshirë punëtorët e vijës së parë në përpjekjet antiepidemike dhe grupet që janë në rrezik të lartë për sa i përket ekspozimit në punë, duke përfshirë policët, personelin e doganave e të aeroporteve.

Grupi i parë i vaksinave të inaktivizuara Covid 19, të bëra në Kinën kontinentale, u dorëzuan në Makao të shtunën në sajë të mbështetjes së autoriteteve qendrore.

Ho tha pas vaksinimit se nuk ndjente ndonjë gjë të veçantë pasi kishte marrë dozën e parë, duke u bërë thirrje banorëve në Makao që të vaksinoheshin mbi baza vullnetare. Të hënën, Makao hapi sistemin e rezervimeve për vaksinimin për publikun. (Elona)