Presidenti i Kinës Xi Jinping drejtoi të martën Samitin Kinë-Vende të Evropës Qendrore e Lindore (EQL) nëpërmjet videos, ku morën pjesë krerët e shtetit dhe të qeverisë ose përfaqësues të nivelit të lartë të tyre të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Republikës Çeke, Malit të Zi, Polonisë, Serbisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut, Sllovakisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Rumanisë.

Presidenti Xi mbajti një fjalim kryesor me titull “Përmbledhja e forcave, trashëgimi i traditës dhe përpjekjet për të ardhmen, për shkrimin e një kapitulli të ri të bashkëpunimit”.

Xi tha: “Bëmë një provë që të lidhnim bashkëpunimin ndër-rajonal me nismën ‘Një brez, një rrugë’ dhe realizuam të parët përfshirjen e të gjitha vendeve të Evropës Qendrore e Lindore në marrëveshjet e nismës ‘Një brez, një rrugë’. Vitin e kaluar, marrëdhëniet kino-evropiane ecën përpara pavarësisht nga epidemia. Të dyja palët përfunduan në kohë bisedimet mbi Marrëveshjen Kinë-BE mbi Investimet, nënshkruan Marrëveshjen Kinë-BE mbi Treguesit Gjeografikë, nxitën partneritetin e bashkëpunimit të gjelbër dhe digjital, ngulën këmbë në mbrojtjen e multilateralizmit dhe përballuan bashkërisht sfidat globale. Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të EQL-së është pjesë e rëndësishme përbërëse e marrëdhënieve kino-evropiane, ndërkohë, zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve kino-evropiane i ka sjellë mundësi të reja bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të EQL-së.” (Wang Lei)/Albana)