Festa Xiaonian konsiderohet si dita e fundit e veçantë para Vitit të Ri Kinez. Kjo festë, që bie në ditën e 23-të ose të 24-t të muajit të fundit sipas kalendarit hënor kinez, shënon zakonisht preludin e Vitit të Ri Kinez, që quhet edhe Festa e Pranverës.

Xi Jinping në supermarketin e ushqimeve të freskëta "Heli" (foto nga Xinhua)

Këtë vit Xiaonian ra të enjten. Për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm dhe të pasur në treg për Vitin e Ri Kinez, presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi një supermarket dhe një lagje në qytetin Guiyang, kryeqendrën e provincës Guizhou të Kinës Jugperëndimore, për inspektimin e përgatitjeve atje në prag të festës.

Kinezët i blejnë mallrat e domosdoshme në sasi të madhe para Festës së Pranverës. Ardhja e festës Xiaonian paralajmëron përgatitjet e fundit për Vitit të Ri Kinez, prandaj një furnizim pa probleme dhe i rregullt i tregut është shumë i rëndësishëm.

Në supermarketin e ushqimeve të freskëta "Heli", Xi inspektoi furnizimin e ushqimeve dhe të mallrave të tjera të domosdoshme. Ai tregoi vëmendje edhe për çmimet, që të sigurohet që të tëra mallrat të jenë të përballueshme për banorët e thjeshtë.

Xi Jinping në lagjen "Jinyuan" (foto nga Xinhua)

Xi vizitoi edhe lagjen "Jinyuan" në qytetin Guiyang për të parë shërbimet e lagjes dhe ndikimet e tyre në jetën e përditshme të banorëve.

Kur pa që banorët e lagjes po bënin letërprerje për festë, Xi iu bashkua atyre dhe shkroi edhe paralelizma pranverorë për të shprehur urimet e tij të ngrohta.

Prerja e letrave dhe shkrimi i paralelizmave pranverorë janë doke të Vitit të Ri Kinez. Veprat e letërprerjes përdoren zakonisht për shprehjen e shpresave të bukura dhe ngjiten në dritare si zbukurim, ndërsa paralelizmat pranverorë shkruhen me kaligrafinë kineze. Kinezët i ngjitin në të dyja anët e derës dhe besojnë se urimet e sinqerta dhe përshëndetjet për Vitin e Ri të shkruara në paralelizmat do t'i sjellin fat të gjithë familjes.

Kjo ishte dita e dytë e vizitës së Xi-ut në provincën Guizhou. Një ditë më parë, ai vizitoi banorët e kombësisë miao në kontenë Qianxi.

Lagjia "Jinyuan" në qytetin Guiyang

Vizita e kreut të shtetit të Kinës në prag të Vitit të Ri Kinez nuk është e befasishme. Gjatë nëntë vjetëve të kaluar, ai e ka kthyer në traditë vizitën te banorët e thjeshtë, veçanërisht ata më të paprivilegjuar, në prag të festës më të rëndësishme tradicionale kineze.

Vjet Xi vizitoi fshatin Simola të kombësisë wa në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore dhe mori pjesë në punët e një familjeje të kësaj kombësie për prodhimin e kekëve të orizit. Ai i ra edhe një daulleje druri tre herë, një ritual vendor i lutjeve për vitin e ardhshëm.

Në vitin 2019 Xi shkoi në një hutong (rrugicë tradicionale) në qendër të Pekinit dhe vizitoi një stacion të shpërndarjes së dërgesave. Ai vlerësoi punën e zellshme të postierëve, duke thënë se ata janë "të zënë si bletë" për krijimin e lehtësisë jetës së banorëve.

Xi ka vizituar vende të ndryshme çdo vit, por nuk e ka ndryshuar vëmendjen e tij për jetesën e banorëve të thjeshtë kudo që shkon. (Wang Lei)