Foto Më 3 shkurt, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi pjesën jugperëndimore të provincës Guizhou, në prag të Festës së Pranverës.

Foto Më 3 shkurt, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi pjesën jugperëndimore të provincës Guizhou, në prag të Festës së Pranverës.

E mërkura e kësaj jave shënon "Lichun"-in, termi i parë stinor i vitit, i konsideruar si fillimi i pranverës. Siç thotë një shprehje kineze: "Puna e tërë vitit varet nga një fillim i mirë në pranverë".

Presidenti kinez Xi Jinping, gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PPK), vizitoi të mërkurën kontenë Qianxi në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore në prag të Vitit të Ri Kinez.

Sivjet Viti i Ri Kinez bie më 12 shkurt. Aktivitete të ndryshme popullore mbahen në të gjithë vendin për të mirëpritur Vitin e Ri.

Në sheshin publik të fshatit Huawu në një lokalitet të kombësisë miao, Xi bisedoi me fshatarët që po merrnin pjesë në aktivitete festive dhe u dha përshëndetjet e Vitit të Ri banorëve të të gjitha kombësive në tërë vendin.

Foto Më 3 shkurt, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi pjesën jugperëndimore të provincës Guizhou, në prag të Festës së Pranverës.

Foto Më 3 shkurt, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi pjesën jugperëndimore të provincës Guizhou, në prag të Festës së Pranverës.

Wujiang ështe ndalesa e parë e inspektimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PKK-së. Lumi Wujiang është lumi nënë i provincës Guizhou, me një gjatësi totale prej 1044 kilometrash. Mbajtja e dy linjave fundore të zhvillimit dhe ekologjisë është një kërkesë e qartë nga Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping në Guizhou. Kur inspektoi Guizhou në vitin 2015, Xi shprehu shpresën që Guizhou do të ruante zhvillimin e ekologjinë dhe do të ndiqte një rrugë të re zhvillimi që është e ndryshme nga e provincave të tjera në lindje dhe në perëndim. Dy vjet më vonë, kur mori pjesë në diskutimet e delegacionit të provincës Guizhou gjatë Kongresit Kombëtar të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës, Sekretari i Përgjithshëm përsëri theksoi se duhet të ruhen dy vijat fundore të zhvillimit dhe ekologjisë, dhe të krijohet një e ardhme e re e larmishme në Guizhou, ku njerëzit të jenë të pasur dhe mjedisi ekologjik i bukur. Më 3 shkurt, Tu Zhijiang i Qendrës së Monitorimit të Mjedisit Ekologjik të Provincës Guizhou, bëri të ditur se për të mbrojtur mjedisin ujor të pellgut të lumit Wujiang, zona ka ndaluar plotësisht rritjen e peshkut në rrjeta dhe ka zbatuar plotësisht "ndalimin 10-vjeçar të peshkimit" në lumin Jance. Aktualisht, uji i Wujiang-ut përdoret kryesisht për ujitje në fshatin Huawu.

Foto Më 3 shkurt, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi pjesën jugperëndimore të provincës Guizhou, në prag të Festës së Pranverës.

Foto Më 3 shkurt, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi pjesën jugperëndimore të provincës Guizhou, në prag të Festës së Pranverës.

Provinca Guizhou kishte qenë krahina në rang province me më shumë të varfër në Kinë. Qysh nga viti 2012, 9 milionë banorë në këtë provincë u shkëputën nga varfëria. Në vitin 2020, PBB-ja e Guizhou-t i kaloi 1.78 trilionë juanët (276 miliardë dollarë amerikanë).

Të mërkurën, Xi Jinping-u vizitoi kontenë Qianxi të qytetit Bijie, duke inspektuar mjedisin ekologjik të një dege kryesore të lumit Wujiang dhe duke biseduar me banorët e fshatit Huawu.

Fshati Huawu u shkëput nga varfëria në vitin 2019, duke shërbyer si një shembull i përpjekjeve të mëdha për zbutjen e varfërisë në Kinë.

Bijie, që ndodhet në thellësinë e maleve karstike të provincës Guizhou, ka qenë një nga qytetet më të varfra në Kinë.

Me mbështetjen e qeverisë qendrore dhe organeve të tjera shtetërore, qyteti kultivoi në radhë të parë tokën dhe i ktheu malet bokërima në të gjelbra.

Nën drejtimin e ekspertëve, fshatarët filluan të zhvillonin bujqësinë, industrinë e shumimit dhe turizmin rural.

Bijie e ka zëvendësuar kundërvënien ndaj natyrës me përfitimet e përbashkëta dhe arriti të kapërcente vijën e varfërisë.

Presidenti Xi e ka quajtur suksesin e Bijie-së si historinë e "një modeli të zbutjes së varfërisë në Kinë".

Gjatë epidemisë së COVID-19, Kina i ka kryer detyrat e saj për fitimin e luftës kundër varfërisë dhe e realizoi objektivin e OKB-së për zbutjen e varfërisë 10 vjet para afatit.

Pas punës së paepur 8-vjeçare, e gjithë popullsia e varfër rurale në Kinë, prej afro 100 milionësh, është shkëputur nga varfëria sipas standartit të tanishëm.

Kina i ka hequr të gjitha kontetë e varfra nga lista e varfërisë dhe zhduku varfërinë absolute dhe varfërinë rajonale.

Zbutja e varfërisë ka qenë në fokusin e vëmendjes së presidentit Xi Jinping, që ka theksuar herë pas here se "asnjë rajon apo individ i varfër duhet të mos mbetet pas".(Vera/ Wang Lei)