Foto nga VCG
Njerëzit e vaksinuar kundër koronavirusit mund ta transmetojnë atë tek personat që nuk e kanë marrë ende ilaçin, prandaj është e rëndësishme të vazhdohet të ndiqen rregullat e distancimit social. Paralajmërimi vjen nga profesori britanik Jonathan Van Tam, këshilltar i qeverisë britanike, shkruan “Ansa”.
Në Britani, 5.8 milionë njerëz morën të parën nga dy dozat e vaksinës së nevojshme, një numër rekord që nga fillimi i programit në 8 dhjetor.
Sidoqoftë, shkruan profesori në një artikull të botuar në “Sunday Telegraph”, edhe nëse janë marrë të dyja dozat virusi mund të transmetohet te dikush tjetër.
Sipas Van Tam, vaksina mund të parandalojë prekjen rëndë nga sëmundja, por ende nuk dihet nëse parandalon infeksionin. (Irma)