Këshilltari i Shtetit i Kinës njëherësh ministri i Jashtëm Wang Yi bëri thirrje të enjten për bashkëpunim global në zhvillimin e vaksinave COVID-19 dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare që së bashku të kundërshtojnë ngacmimet dhe politizimin e çështjes.
Wang i tha këto në bisedat e tij telefonike përkatësisht me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kazakistanit Mukhtar Tleuberdi, homologun e tij të Pakistanit Shah Mahmood Qureshi dhe homologun e Ukrainës Dmytro Kuleba.
Në bisedën e tij me Tleuberdi-n e Kazakistanit, Wang tha se lidhjet dypalëshe dëshmuan një zhvillim të nivelit të lartë, pavarësisht vështirësive të vitit të kaluar, ndërsa dy vendet bashkuan duart dhe ndihmuan njëri-tjetrin përballë shpërthimit të COVID-19.
Wang u bëri thirrje palëve që të rendisin planet e tyre të bashkëpunimit, të thellojnë bashkëpunimin në kapacitetin e prodhimit dhe investimeve, të përmirësojnë nivelin e lidhjes, të promovojnë bashkëpunimin në kërkimin, zhvillimin dhe prokurimin e vaksinave, të hulumtojnë bashkëpunimin në fushat e ekonomisë digjitale, tregtisë elektronike dhe inteligjencës artificiale, dhe të injektojnë vazhdimisht një impuls të ri në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. (Albana)