Kina ka eksportuar 224.2 miliardë maska nga marsi deri në dhjetor 2020, për të ndihmuar komunitetin ndërkombëtar në luftimin e Covid-19, treguan të dhënat e Administratës së Përgjithshme të Doganave. 65 miliardë prej tyre janë për përdorim mjekësor, citon “Xinhua”.
Kina ka eksportuar 773 milionë kostume mbrojtëse mjekësore dhe 2.92 miliardë palë doreza kirurgjikale gjatë së njëjtës periudhë për të mbrojtur personelin e kontrollit të sëmundjes në luftën globale kundër pandemisë.
Kina eksportoi gjithashtu 1.08 miliardë pajisje testimi të acidit nukleik për të siguruar mbështetje për testet Covid në të gjithë botën dhe 271.000 ventilatorë në vitin 2020.