Kohët e fundit, Banka Popullore e Kinës publikoi të dhënat kryesore financiare të vendit për vitin 2020, duke përfshirë monedhën, kredinë dhe shkallën e financimit të shërbimeve sociale. Të dhënat tregojnë se në vitin 2020, treguesit kryesorë financiarë të Kinës kanë funksionuar në përputhje me pritshmëritë dhe sistemi financiar ka funksionuar normalisht. Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit RMB mbeti në thelb i qëndrueshëm në një nivel të arsyeshëm dhe të ekuilibruar, duke luajtur rolin e një stabilizuesi makroekonomik. Të dhënat tregojnë se deri në fund të vitit 2020, huatë në RMB u rritën në mënyrë akumulative me 19.6 trilionë juanë, një rritje prej 2.8 trilionë juanë krahasuar me vitin e kaluar; stoku i financimit i shërbimeve sociale u rrit me 13.3% me bazë vjetore, ose 2.6% më shumë se fundi i vitit të kaluar. Në fund të vitit 2020, kursi i këmbimit RMB ndaj dollarit amerikan u vlerësua me 6.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, shifër që tërhoqi vëmendjen e tregut ndërkombëtar. Sipas Bankës Popullore të Kinës, kursi i këmbimit RMB mbetet në thelb i qëndrueshëm në një nivel të arsyeshëm dhe të ekuilibruar, i cili është në përputhje me bazat e tregtisë së jashtme dhe bazat ekonomike të Kinës.(Vera/Albana)