Politika e kujdesshme monetare e Kinës do të jetë më fleksibël, e shënjestruar dhe e përshtatshme në vitin 2021, tha të premten zëvendësguvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Chen Yulu, duke shtuar se banka qendrore do t'i japë përparësi qëndrueshmërisë së politikës monetare dhe do të shmangë lëvizjet e papritura këtë vit. Politika monetare e Kinës do të sigurojë mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike të vendit nga pandemia COVID-19, tha Chen në një konferencë shtypi. Ai shtoi se përpjekja e vendit për të frenuar rreziqet financiare arriti rezultate të rëndësishme në vitin 2020, me institucionet e huazimit në internet P2P duke zbritur në zero. Numri ra në mbi 5000 në vitin 2017 pas përpjekjes shumëvjeçare të Kinës për të goditur bizneset me risqe financiare. Ai foli gjithashtu për Grupin “Ant”, duke thënë se banka qendrore po punon me grupin për t'u siguruar që veprimtaritë e saj financiare të plotësojnë standardet rregullatore.

"Grupi Ant ka ngritur një grup pune për korrigjimin e biznesit," tha Chen. Ndërsa ky grup punon për korrigjimin, ai tha se duhet të ruajë vazhdimësinë e biznesit dhe të garantojë cilësinë e shërbimeve financiare për publikun. Chen shtoi se departamenti i menaxhimit financiar po mban një komunikim të ngushtë mbikëqyrës me kompaninë dhe përparimi përkatës i punës do të publikohet kur të jetë gati. Kina rriti mbikëqyrjen rregullatore në sektorin fintech të vendit në vitin 2020, pasi rregullatorët janë zotuar ta përfshijnë “fintech”-un në fushën e rregullimit të njësuar për veprimtaritë financiare. Vendi publikoi masa të përkohshme për mbikëqyrjen e huave të vogla në internet dy ditë para listimit të planifikuar në bursë të Grupit Ant në Hong Kong dhe Shangai në nëntor, e cila në mënyrë efektive pengoi listimin e parregullt. Që atëherë, grupi është zotuar të zbatojë menaxhim gjithëpërfshirës të rrezikut në të gjithë biznesin e tij.(Vera/Albana)