Shefja Ekzekutive e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, Carrie Lam, vlerësoi vizionin afatgjatë të kolegjeve dhe universiteteve lokale për të ngritur kampuse në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Macao, duke shtuar se qeveria rajonale do të mbështesë projektet përkatëse.

Universitetet cilësore janë një forcë për Hong-Kongun në nivelin kombëtar, rajonal dhe global, tha Lam gjatë një teletakimi të mërkurën me Komitetin e Granteve të Universitetit (UGC).

Universiteti Kinez i Hong-Kongut dhe Universiteti Baptist Hong-Kongut kanë tashmë degë në Guangzhou dhe Zhuhai dhe falë mbështetjes së plotë nga qeveria, projektet sa vijnë e po shtohen.

Në këtë takim me video u shpall gjithashtu një program pesëvjeçar që synon tërheqjen e talenteve nga e gjithë bota. Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut do të mbështesë programin me 2 miliardë dollarë hongkongas (rreth 258 milionë dollarë), vuri në dukje Lam, duke shprehur shpresën se UGC-ja të punësojë kandidatë të përshtatshëm.

Kreu i UGC-së Carlson Tong tha se komiteti do të shërbejë si një urë midis rajonit të Hong-Kongut dhe universiteteve, duke ofruar këshilla profesionale mbi çështjet e financimit dhe zhvillimin strategjik të arsimit të lartë në rajon. (Albana)