Foto nga VCG

Foto nga VCG

Droni kinez WJ-700 pa pilot, me autonomi të zgjatur dhe i aftë të veprojë në lartësi të mëdha dhe shpejtësi të mëdha për të kryer misione zbulimi dhe sulmi, ka bërë fluturimin e tij të parë inugurues. Njoftimi u bë nga një institut i Korporatës së Shkencës dhe Industrisë Hapësinore në Kinë, i cili mbikëqyri zhvillimin e tij, shkruan “Xinhua”.

WJ-700 përfshin një numër teknologjish të përparuara. Të gjithë treguesit kryesorë që kanë të bëjnë me forcën, rrezen dhe kapacitetin e ngarkesës së dronit kanë arritur një nivel të përparuar.

Sipas kompanisë, në pesë ose dhjetë vitet e ardhshme droni i ri pritet të drejtohet si në tregjet kombëtare ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Burime nga kompania, cituar nga “Xinhua”, thanë se suksesi i fluturimit të parë do të sigurojë mbështetje të rëndësishme për inovacionin dhe zhvillimin e pajisjeve kineze pa pilot. (Irma)