Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore, në kryeqendrën e saj Xi'an, do të ndërtohet një park gjigant shkencor për pandat, i shtrirë në 73 hektarë, njoftoi qendra e kërkimit dhe mbarështimit të pandave Qinling, shkruan “Xinhua”.

Parku do të ketë një kapacitet për të mbledhur 50 panda, me zona të dedikuara për këto kafshë. Ai do të përqendrohet në kërkimin shkencor, mbarështimin, ecurinë e tyre, mbrojtjen, edukimin, si dhe në shkëmbimet ndërkombëtare, turizmin dhe promovimin e kulturës së pandave.

Parku shkencor synon të përmirësojë kushtet e shumimit për pandat në ambiente të mbyllura, të zgjerojë popullsinë e tyre ekzistuese dhe të përmirësojë cilësinë e tyre, si dhe të rrisë popullsinë e pandave gjigante në Malet Qinling.

Numri i pandave gjigante nëpër parqe të mbyllura në të gjithë botën arriti në 633 në vitin 2020. Më pak se 2000 panda jetojnë në natyrë, kryesisht në provincat Sichuan dhe Shaanxi. (Irma)