Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qendra Kombëtare Meteorologjike në Kinë (NMC) bëri të ditur se disa pjesë të zonave veriore janë përfshirë nga erëra ranore, ndërsa rajoni është mbërthyer nga i ftohti i acartë, citon “Xinhua”.

Deri të premten, vala e rërës pritet të prekë disa pjesë të provincave Shaanxi dhe Gansu, si dhe rajonet autonome të Mongolisë së Brendshme dhe Ningxia Hui.

Sipas qendrës, në rajonin Pekin-Hebei-Tianjin dhe zonat përreth, do të ketë edhe prani të mjegullës. NMC parashikon se situata pritet të përmirësohet në ditët në vijim, kur intensiteti i erërave me rërë do të ulet gradualisht. (Irma)