Muzeu Kombëtar i Artit në Kinë ka çelur një ekspozitë për të kremtuar Festivalin e Pranverës, ose Vitin e Ri Hënor kinez, dhe për të nderuar njerëzit që punojnë, shkruan “Xinhua”.

Ekspozita do të përfshijë disa tema, duke u përqëndruar në zbutjen e varfërisë së vendit, luftën antiepidemike dhe jetën e përditshme të grupeve të ndryshme etnike, ndër të tjera.

Në ekspozitë pritet të shfaqen rreth 600 vepra arti, duke përfshirë piktura, skulptura, kaligrafi dhe fotografi. Një pjesë e veprave të artit që paraqet temën e kaut nga mjeshtër të njohur të artit kinez i kushtohet veçanërisht vitit të ri hënor.

Sipas Zodiakut Kinez, çdo vit hënor kinez është emëruar pas një shenje kafshe. 12 shkurti shënon fillimin e Vitit të Kaut. Tradicionalisht, kau është një imazh kulturor që përfaqëson frymën e të punuarit shumë dhe mospasjen frikë nga asnjë vështirësi, tha Wu Weishan, kurator i muzeut. Ekspozita do të zgjasë deri më 14 mars. (Irma/ Foto nga Chinadaily, Jiang Dong)