Foto nga VCG

Foto nga VCG


Autoriteti Shëndetësor Kinez u bëri thirrje qendrave shëndetësore rurale të qëndrojnë vigjilente ndaj sfidave të Covid-19, ndërsa afron Festa e Pranverës. “Zonat rurale kanë më shumë vështirësi për të parandaluar dhe kontrolluar Covid-19, pasi nuk kanë infrastrukturën e duhur shëndetësore si qytetet”, -tha Wang Bin, zyrtar me Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë, citon “Xinhua”.

Festivali i ardhshëm i Pranverës do të shohë një numër të madh të njerëzve që kthehen në shtëpi për të festuar me familjet e tyre, tha Wang, duke paralajmëruar se lëvizja e shtuar e njerëzve midis zonave urbane dhe rurale do të sjellë sfida për kontrollin e epidemisë në zonat rurale.

Wang u bëri thirrje qendrave shëndetësore rurale dhe klinikave për të rritur ndërgjegjësimin për identifikimin dhe raportimin e shpejtë të rasteve Covid-19. (Irma)