Pacientët e infektuar me Covid-19 gjatë valës së fundit të epidemisë në provincën Hebei në Kinën veriore kanë një moshë mesatare rreth 50 vjeç. Kjo u njoftua nga Guo Yanhong, zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, shkruan “Xinhua”.

Sipas Guo, rreth 30% e pacientëve që rezultuan pozitivë në Hebei janë mbi 60 vjeç. Kohët e fundit, shtoi zyrtari, raste të izoluara dhe shpërthime të infektimit janë raportuar në disa rajone dhe shumë nga pacientët janë të moshuar e jetojnë në zona rurale.

Edhe në provincën Liaoning në Kinën verilindore, ku janë raportuar shpërthime të ndryshme të infektimit, mosha mesatare e pacientëve ishte 53 vjeç, ndërsa 37% e pozitivëve janë mbi 60 vjeç.

Duke kujtuar sfidat e hasura gjatë ndihmës së parë dhe operacioneve të trajtimit, Guo theksoi se pacientët e sëmurë në gjendje kritike që rezultuan pozitivë në Hebei dhe Liaoning janë aktualisht në gjendje të qëndrueshme. (Irma)