Shitjet e makinave të “BMW Group” në Kinë u rritën me 7.4% në vitin 2020, me 777.379 automjete “BMW” dhe Mini të dorëzuara vitin e kaluar, bëri të ditur kompania.

“Ky është rezultati më i mirë vjetor i shitjeve të “BMW” në Kinë që kur hyri në treg në vitin 1994”, -thuhet në shënimin e lëshuar nga prodhuesi gjerman i makinave, shkruan “Xinhua”.

Nga 2.3 milionë automjete “BMW” dhe Mini të shitura vitin e kaluar, gati një në tre janë shitur në Kinë. “Përpjekjet e bashkërenduara në nivelin kombëtar të Kinës dhe qëndrueshmëria solide e treguar si në luftën e suksesshme kundër Covid-19 ashtu edhe në rritjen e rimëkëmbjes ekonomike në vitin 2020 kanë sjellë rezultate të jashtëzakonshme”, -tha Jochen Goller, president dhe drejtor ekzekutiv për rajonin. (Irma)