Gazeta hongkongase në gjuhën angleze "South China Morning Post" publikoi të hënën një koment me titull "Vetëm lajmet e këqija rreth Kinës janë lajme të mira", duke kritikuar raportet plot me paragjykime të mediave perëndimore në lidhje me Kinën.

Në koment theksohet se për mediat perëndimore "lajmet e mira për Kinën nuk përbëjnë lajm". Kjo praktikë shpjegon pse bota është befasuar nga rimëkëmbja e shpejtë e Kinës prej epidemisë së koronavirusit të ri. Autori i komentit pyet: "Nëse lexuesit perëndimorë lexojnë që në Kinë ndodhin gjëra të tmerrshme, si mundet që Kina ta vërë nën kontroll papritur epideminë, kur vendet kryesore perëndimore po përpiqen ende të dëshpëruara për ta frenuar epideminë?"

Artikulli vë në dukje se njoftimet e mediave perëndimore në të vërtetë u sjellin disavantazhe intelektuale qytetarëve perëndimorë dhe i pengojnë ata që ta njohin drejt botën, dhe ky është kërcënimi më i madh për lirinë, demokracinë dhe paqen e botës.(Zhan Dian/Artan)