Grupi Mediatik i Kinës (CMG) vëren në një koment të tij se fabrikimi i thashethemeve përbaltëse ndaj Kinës është një veprimi i zakonshëm i disa politikanëve amerikanë. Me përfundimin e mandatit të kësaj administrate, këta politikanë po përpiqen më shumë në këtë drejtim. Ata madje kanë paraqitur projektrezolutë mbi bazën e thashethemeve për “gjenocid”, duke deklaruar që “qeveria kineze duhet të mbajë përgjegjësi”.

Kjo është vërtetë një gënjeshtër e madhe, theksohet në komentin e CMG-së. Të dhënat mbi popullsinë janë një provë e fuqishme për këtë fakt. Siç është prezantuar para mbi 30 mediave të huaja nga autoritetet e Xinjiang-ut, falë politikave efektive të qeverisë kineze, në periudhën 2010-2018 numri i banorëve të kombësisë ujgure në këtë rajon është rritur nga 10.17 milionë në 12.72 milionë, duke shënuar rritje me 25. 04 %. Kjo është më e lartë se përqindja e shtimit të popullsisë së përgjithshme në rajonin e Xinjiang-ut, si edhe më e madhe se rritja e popullsisë hane, që është vetëm 2 %. Nëse faktet janë siç kanë thënë politikanë antikinezë në ShBA, si mund të shënohet një rritje e tillë?

Në fakt, ShBA-ja është vendi ku shkelen të drejtat e njeriut dhe ku ekziston gjenocidi. Studiuesi amerikan Derrick Bell u shpreh që “racizmi është tipari kryesor dhe i vazhdueshëm i ShBA-së” dhe kjo thënie është provuar nga historia e faktet.

Po të shohim historinë e zhvillimit të ShBA-së, qeveria amerikane ka grabitur tokat dhe burimet e indianëve të Amerikës, duke zbatuar politikat e zhdukjes, izolimit dhe asimilimit ndaj tyre. Në fillim të shekullit të 20-të, numri i indianëve të Amerikës u ul nga 5 milionë në vitin 1492 në 250 mijë. "The Atlantic" ka komentuar që historia 400-vjeçare e perëndimorëve në Amerikën e Veriut është “një rrugë gjaku dhe loti” për indianët e Amerikës.

Në qershor 2020, vdekja e afroamerikanit George Floyd shkaktoi protesta të mëdha në mbarë ShBA-në. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve e ShBA-së (CDC), niveli i infektimit dhe vdekjeve nga COVID-19 i afroamerikanëve është pesë herë më shumë se te të bardhët, ndërsa i hispanikëve katër herë më shumë se i të bardhëve. Është e dukshme që në ShBA ekziston një diskriminim i rëndë e sistematik racial, dhe kjo ka i ka çuar pakicat në këtë vend në një gjendje ku "nuk mund të marrin frymë".

Krahas këtyre, këta politikanë amerikanë shpeshherë përmendin “miqësinë” me vendet myslimane, por bëjnë veprime të kundërta. Vitet e fundit, qeveria amerikane, me shfrytëzimin e pretekstit të luftimit të terrorizmit, ka provokuar luftëra në vendet myslimane, si Irak, Siri, Libi dhe Afganistan, duke shkaktuar miliona viktima të pafajshme. Në vitin 2017, ata shpallën urdhrin ekzekutiv që pengon hyrjen e myslimanëve në ShBA, çka është bërë një faqe e errët në historinë e të drejtave të njeriut dhe është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Të dhënat e një sondazhi të zhvilluar në vitin 2017 nga Qendra e Studimeve Pew, tregojnë se 75 % e myslimanëve në ShBA mendojnë se ekziston një diskriminim i madh ndaj myslimanëve. Këshilli i Marrëdhëneve Amerikano-Islamike i SHBA-së publikoi një raport në vitin 2018, ku thuhet se qysh nga viti 2016, numri i grupeve antimyslimane në ShBA është rritur dy herë. Ndër incidentet antimyslimane të vitit 2017, mbi një të tretat janë provokuar nga institucionet federale.

P. sh., sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo deklaron që u kushton “vëmendje” interesave të banorëve ujgurë të Xinjiang-ut, por në fakt ai është një diskriminues i plotë ndaj myslimanëve. Ai në mënyrë ekstreme përjashton pakicat, duke u përfshirë edhe myslimanët, dhe mbështet kufizimin e imigrantëve myslimanë. Në vitin 2016, organizata famëkeqe amerikane “ACT for America” i dha Pompeos Çmimin e Sigurisë Kombëtare “Shqiponja”.

Profesori i Universitetit të Harvardit Steven Kelman vuri në dukje në shtator 2020 se Pompeo nuk preferon asnjë mysliman nga vendet arabe, por përmend çdo ditë myslimanët në Xinjiang të Kinës, e kjo “është vërtetë e pakuptueshme”.