Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të zgjerojë popullsinë e synuar për vaksinimin kundër Covid-19 për të përfshirë njerëz mbi 60 vjeç, deklaroi Wang Bin, zyrtar me Komisionin Kombëtar të Shëndetit, në një konferencë për shtyp, bën të ditur “Xinhua”.

“Zgjerimi është për shkak të rritjes së të dhënave nga kërkimet klinike mbi vaksinat, një furnizimi në rritje të vaksinave dhe nevojës për të kontrolluar më mirë shpërthimin”, -tha Wang, sipas të cilit fushata aktuale e vaksinimit përfshin njerëzit e moshës 18 deri në 59 vjeç, të cilët janë në një rrezik më të lartë të infeksionit dhe transmetimit.

Aktualisht, grupet kryesore që marrin vaksina përfshijnë njerëz të angazhuar në trajtimin e produkteve të importuara me zinxhir të ftohtë, doganierë, punonjës mjekësorë dhe ata që punojnë në transportin publik. (Elona)