Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka nxjerrë një udhëzim për të zbatuar një skemë "shefi i pyjeve" në të gjithë vendin, mes përpjekjeve të vazhdueshme të vendit për të mbrojtur pyjet dhe kullotat.

"Shefat e përgjithshëm të pyjeve" duhet të emërohen në të gjitha rajonet e nivelit krahinor, thuhet në udhëzim, citon “Xinhua”. Në dokument sqarohen të gjitha nivelet e përgjegjësive të shefave të pyjeve në mbrojtjen e burimeve pyjore dhe kullotave.

Sipas skemës, Kina do të forcojë mbrojtjen ekologjike dhe restaurimin e pyjeve dhe kullotave, do të promovojë pyllëzimet në shkallë të gjerë dhe do të përmirësojë monitorimin dhe mbikëqyrjen për burimet pyjore dhe kullotave duke përdorur teknologjitë moderne të informacionit.

Përpjekjet gjithashtu do të inkurajojnë parandalimin dhe kontrollin e dëmtuesve të dëmshëm dhe sëmundjeve të bimëve, si dhe fatkeqësive natyrore të tilla si zjarret. (Elona)