Foto nga Chinanews, Hu Xu

Foto nga Chinanews, Hu Xu

Ndërtimi i një ure të re rrugore hekurudhore mbi lumin Yangtze, më e gjata e Kinës, filloi të mërkurën në qytetin Ma'anshan, provinca Anhui e Kinës lindore, njofton “Xinhua”.

"Do të ketë tri kulla për të mbajtur urën dyshe me kabllo, me kullën kryesore 345 metra të lartë në mes, rreth lartësisë së një ndërtese me 115 kate", -tha Liu Ailin, kryeinxhinier i kontraktorit të urës. Sipas tij, secila prej dy hapësirave kryesore është projektuar të jetë e gjatë 1120 metra, duke lejuar hapësirë të mjaftueshme për rrjedhën e ujit dhe trafikun. Ura do të ketë një autostradë me gjashtë korsi në kuvertën e sipërme dhe katër binarë hekurudhorë në nivelin më të ulët pas përfundimit në 2026-n.

Si një projekt kryesor i hekurudhës me shpejtësi të lartë Chaohu-Ma'anshan, ura do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis Ma'anshan dhe Hefei, kryeqendra e Anhui. (Elona)