Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina po zhvillon një linjë të re të motorëve për raketa për misionet e ardhshme hapësinore të vendit, njoftoi “China Aerospace Science & Technology Corporation” (CASC), kompania shtetërore përgjegjëse për prodhimin e satelitëve dhe raketave.

Kompania theksoi përparimin e Kinës në teknologjitë kryesore për zhvillimin e një motori me djegie me hidrogjen/oksigjen, bën të ditur “Xinhua”.

Korporata Shkencore dhe Teknologjike e Agjencisë Hapësinore të Kinës, e njoftuar më herët, po zhvillon një raketë me ngarkesë të rëndë, të aftë të japë deri në 140 tonë ngarkesa në orbitën e ulët të Tokës.

Për më tepër, kompania shtetërore përfundoi kohët e fundit një provë besueshmërie për një motor oksihidrogjeni me fuqi të lartë të projektuar për raketën Long March-5B, e cila do të përdoret për të lëshuar disa module të stacionit hapësinor kinez. Moduli kryesor është planifikuar të fillojë këtë pranverë. (Elona)