Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoriteti i sigurisë ushqimore të Hong Kongut vendosi të pezullojë importin e mishit të shpendëve dhe produkteve nga zona të ndryshme në Francë, Britani, Gjermani, Korenë e Jugut për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve, bën të ditur “Xinhua”.

Qendra për Sigurinë e Ushqimit (CFS) të Departamentit të Ushqimit dhe Higjienës së Mjedisit të Qeverisë së Rajonit Special Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) bëri të ditur se kjo masë është në funksion të njoftimeve nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale të Koresë së Jugut në lidhje me shpërthimet e gripit të shpendëve H5N8.

CFS ka udhëzuar tregtinë të pezullojë importin e mishit të shpendëve dhe produkteve, përfshirë vezët e pulave, nga këto zona me efekt të menjëhershëm për të mbrojtur shëndetin publik në Hong Kong. (Elona)