Më 8 janar, veprimtaria e mirëqenies publike "projekti i markës së fuqshme" nga Grupi Mediatik Kinez (CMG) për të ofruar mbështetje për provincën Hubei në vitin 2021 filloi në Wuhan dhe Pekin. Në ceremoninë e hapjes së kësaj veprimtarie ishin të pranishëm kreu i CMG-së Shen Haixiong dhe sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste Kineze të provincës Hubei, Ying Yong.

Në fjalimin e tij Shen tha se vitin e kaluar, banorët e provincës Hubei bënë sakrificë të pashembullt dhe dhanë kontribut të madh, duke siguruar fitoren e madhe në luftën anti-epidemike për mbrojtjen e Hubei-t dhe Wuhan-it. CMG-ja do t'ia ofrojë Hubeit përkrahje të madhe, duke ofruar reklama falas me vlerë prej 500 milionë juanësh nëpërmjet "projektit të markës së fuqishme". Vitin e kaluar, CMG-ja organizoi ndërmarrje të përfshira në "projektin e markës së fuqshme" që t'i dhurojnë provincës Hubei materiale dhe fonde me vlerë mbi 5.6 miliardë juanësh. Aktiviteti i mirëqeniës publike për ndihmën ndaj Hubeit është masë konkrete e CMG-së për të nxitur mëkëmbjen ekonomike atje.


Ying shprehu falënderime të sinqerta ndaj CMG-së dhe tha se vitin e kaluar, provinca Hubei triumfoi ndaj 3 luftrave të vështira: lufta anti-epidemike, lufta e frenimit të përmbytjes dhe lufta për zbutjen e varfërisë. Hubei është provinca me koha më të gjatë të mbylljes dhe goditje më të madhe ekonomike për shkak të epidemisë dhe përballoi shumë vështirësi, prandaj i duhet ndihmë nga qarqe të ndryshme shoqërore. Ndihma e CMG-së shfaqi ndjenjën e thellë të medias qendrore kineze. (Xu Guang)