Më 4 janar, gazeta amerikane "The Washington Post" publikoi një artikull, ku thuhet se Kina planifikoi vaksinimin e 50 milionë njerëzve brenda një muaji dhe "ky është një objektiv i guximshëm", me një lëvizje më të shpejtë se operacioni "Operation Warp Speed" i përcaktuar nga qeveria amerikane.

Sipas këtij artikulli, Kina ka nisur një fushatë kombëtare vaksinimi dhe planifikon vaksinimin e 50 milionë personave para Festës së Pranverës muajin e ardhshëm, ku parashikohen shumë udhëtime. Numri i të vaksinuarve është më i lartë se numri i banorëve në Kaliforni dhe Miçigan. Në artikull theksohet se qeveria amerikane predikoi gjithmonë operacionin e vaksinimit të shpejtë të saj "Operation Warp Speed", por sipas të dhënave nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, qysh nga shpërdarja e vaksinës më 14 dhjetor të vitit 2020, vetëm 4.2 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës. (Xu Guang)