Gjatë pesë vjetëve të fundit, që prej drejtimit nga presidenti kinez Xi Jinping të simpoziumit të parë mbi zhvillimin e Brezit Ekonomik të Lumit Jance, Kina i ka dhënë përparësi rritjes së gjelbër të këtij rajoni, duke u fokusuar në mbrojtjen në shkallë të gjerë të mjedisit e jo në zhvillimin në shkallë të gjerë.

Ndryshime të mëdha kanë ndodhur përgjatë lumit Jance, veçanërisht në përmirësimin e cilësisë së ujit dhe të mjedisit ekologjik. Siç bëhet e ditur nga drejtori i Departamentit Themelor të Komitetit Kombëtar të Zhvillimit e të Reformës të Kinës Luo Guosan, në pellgun e lumit Jance vjet u eliminuan për herë të parë masat ujore nën nivelin V.

Luo Guosan u shpreh se përmasa e seksioneve të pastra në pellgun e lumit Jance u ngrit nga 82.3 % në vitin 2016 në 91.7 % në 2019-n, dhe nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar arriti në 96.3%.

Zv.drejtori i Departamentit të Planifikimit në Ministrinë e Transportit të Kinës Su Jie vuri në dukje se, për të parandaluar dhe kontrolluar ndotjet e shkaktuara nga anijet dhe portet, duhet të forcohet më tej ndërgjegjësimi i njerëzve për mbrojtjen e mjedisit, duke ndryshuar gradualisht zakonet e punës e të jetesës të ekuipazheve të anijeve. Ai tha se Ministria e Transportit do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e tjera qeveritare për të nxitur zhvillimin e gjelbër të transportit me anije në lumin Jance, duke përmirësuar lundrueshmërinë e rrugëve ujore.

Prodhimi i përgjithshëm ekonomik i Brezit Ekonomik të Lumit Jance u rrit nga 42.3 % në vitin 2015 në 46.5 % në vitin 2019 dhe 46.6 % në 9-mujorin e parë të vjetshëm. (Fani)