Ekosistemi i lumit Jance është ndryshuar thelbësisht; krahinat përgjatë lumit po zhvillojnë stilin e gjelbër; është forcuar lidhja mes provincave me ekonomi më të zhvilluar në rrjedhjen e poshtme të lumit Jance dhe atyre në rrjedhjen e sipërme dhe të mesme... këto janë rezultatet e strategjisë "Brezi Ekonomik i Lumit Jance".

Krahinat pranë ujërave formuan djepet e qytetërimit, pas hyrjes në periudhën e industrisë, krahinat pranë lumit tërhoqën më shumë njerëz dhe investime. Por ekosistemi i krahinave përkatëse është prishur gjithashtu për shkak të eksplorimit të tepërt. Lumi Misisipi në ShBA dhe lumi Rhine në Evropë pësuan shkatërrimet serioze ekologjike në historinë e tyre. Puna e rinormalizimit ekologjik të dy lumenjve mori dhjetëra vite. Nëse Kina nuk do të merrte masa në kohë për mbrojtjen ekologjike, lumi Jance do të kishte fat të njëjtë si dy lumenjtë e sipërpërmendur. Më 5 janarin e vitit 2016, në qytetin Chongqing në pjesën e sipërme të lumit Jance, u organizua një simpozium i rëndësishëm, ku u paraqit strategjia e rëndësishme shtetërore e "Brezit Ekonomik të Lumit Jance".

Pikat kryesore të strategjisë "Brezi Ekonomik i Lumit Jance" janë vënia në përparësi të mbrojtjes ekologjike dhe rikuperimit të mjedisit ekologjik në këtë lumë, ndërmarrja e masave të shpejta kur dëmet ekologjike nga zhvillimet ekonomike janë të vogla, duke shmangur metodën tradicionale të industrializimit "rikuperimi pas ndotjes".

Kina mësoi përvojën e suksesshme të palës perëndimore mbi pastrimin e ujërave të ndotura dhe shfrytëzoi epërsinë e sistemit të vet kolektiv për mbrojtjen ekologjike. Brenda 5 vitesh u arritën rezultate të dukshme ekologjike: në 11 muajt e parë të vitit 2020, cilësia e përgjithshme e ujit në lumin Jance është e shkëlqyer, përqindja e ujërave me cilësi të mirë u shtua me 13.3 pikë përqindjeje në krahasim me atë të vitit 2016. Delfini i lumit, një specie shumë e rrallë në lumin Jance, u shfaq shpesh vitet e fundit, duke treguar përmirësimin e mjedisit ekologjik ujror në lumin më të gjatë të Azisë.(Xu Guang)