Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, trenat e rregullt Kinë-Europë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transport dhe kanë çuar materiale antiepidemike në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke mbështetur rifillimin e punës e të prodhimit dhe duke ofruar përkrahje të fuqishme për sigurinë e zinxhirit global industrial e të furnizimit.

Grupi Shtetëror Hekurudhor i Kinës bëri të ditur të hënën që në vitin 2020 trenat e rregullt Kinë-Europë kanë bërë gjithsej 12400 udhëtime, 50 % më shumë se në 2019-n.

Kryemenaxheri i këtij Grupi Lu Dongfu u shpreh në një mbledhje pune që vjet trenat e rregullt Kinë-Europë kanë treguar epërsinë e veçantë dhe kanë luajtur rol strategjik në transport, duke garantuar udhëtime të sigurta e të qëndrueshme dhe duke shënuar rritje në numrin e udhëtimeve në një gjendje të vështirë.

“Në mbarë vitin, trenat ekspres Kinë-Europë kanë bërë 12 400 udhëtime, duke dërguar 1 milion e 135 mijë kontejnerë standard, përkatësisht 50 % dhe 56 % më shumë se një vit më parë. Niveli i mbushjes së kontejnerëve arriti në 98.4%,” tha Lu Dongfu.

Sipas tij, sivjet do të nxiten më tej shërbimet për lehtësimin e zhdoganimit të trenave Kinë-Europë dhe lidhjet mes këtyre trenave dhe atyre të rrugës tokësore-detare të transportit të mallrave në pjesën perëndimore të vendit. (Jiang Lei)