Më 1 janar të vitit 2021, Grupi mediatik i Kinës (CMG) publikoi dokumentarin politik "Udhëheqja e jashtëzakonshme", i cili paraqet në mënyrë të gjithanshme udhëheqjen e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze me Xi Jinping-un në krye në një vit të jashtëzakonshëm si ai që sapo kaloi, duke arritur fitore në luftën kundër epidemisë së COVID-19.

Në vitin 2020 virusi i solli goditje të gjithanshme botës, epidemia e COVID-19 u shfaq në mënyrë të papritur, fatkeqësia natyrore e përmbytjes ndodhi në shumë krahina të Kinës dhe ekonomia kineze pësoi goditje të madhe. Në këtë periudhë të rëndësishme historike, Partia Komuniste e Kinës me Xi Jinping-un në krye e udhëhoqi popullin kinez në kapërcimin e vështirësive të shumta dhe në arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme, të cilat do të shënohen në histori. (Xu Guang)