Treguesi i mbikëqyrjes për reaksion të padëshiruar ndaj vaksinave kineze të COVID-19 ka arritur standardin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), tha të dielën në një konferencë për shtypin Wang Huaqing, kryeeksperti i planifikimit të vaksinimit në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Kinës.

Autoritetet njoftuan më 31 dhjetor se në Kinë do të nisë vaksinimi falas për COVID-19, pasi vaksinës së parë i është dhënë miratimi i kushtëzuar i marketingut për popullatën e përgjithshme.

Deri të shtunën, 73 537 doza të vaksinës së COVID-19 u bënë në Pekin. Asnjë reagim serioz negativ nuk është raportuar.(Artan)