Këshilltari i shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ka dhënë një intervistë të posaçme për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), duke paraqitur gjendjen ndërkombëtare dhe punët diplomatike të Kinës në vitin 2020.

Wang Yi u shpreh që 2020-a ishte një vit i vështirë, por diplomacia kineze bëri përpjekje dhe përparoi, me gjithë ngarkesën e madhe.

Diplomacia e Kinës në vitin 2020 u drejtua nga kryetari i shtetit dhe kishte bashkëpunimin antiepidemik si linjë kryesore. Kina ka bërë përpjekje të pandërprera në luftën kundër virusit të COVID-19, si edhe “virusit politik ndërkombëtar”, duke mbrojtur interesat kombëtare dhe stabilitetin global.

Wang Yi u shpreh që, pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, Ministria e Punëve të Jashtme kineze u përfshi në përpjekjet e kontrollit dhe parandalimit, duke ofruar shërbime të plota për luftën antiepidemike dhe rifillimin e punës e të prodhimit në Kinë e duke filluar ndihmën aktive për mbrojtjen e shtetasve kinezë jashtë vendit. Ndërkohë, ajo formoi një “mur” për parandalimin ndërkombëtar të epidemisë, duke marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19. Krahas këtyre, MPJ-ja kineze ka zgjeruar “rrethin e miqve”, ka çliruar “përfitimet e reja” nga hapja e Kinës dhe ka bërë përpjekjet e duhura për mbrojtjen e interesave kombëtare, duke luajtur rol udhëheqës në bashkëpunimin shumëpalësh.

“Kemi luftuar për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe kemi reaguar me gjakftohtësi ndaj presioneve të paarsyeshme të ShBA-së. Në çështjet e Tajvanit, Hong-Kongut, Xinjiang-ut dhe Xizang-ut (Tibet), kemi zhvilluar beteja të arsyeshme dhe gjakftohta, duke fituar sfida të shumta dhe duke mbrojtur fuqimisht sovranitetin e dinjitetin kombëtar dhe interesat e zhvillimit të vendit,” theksoi Wang Yi.

Ai u shpreh që, përpara epidemisë së COVID-19, vendet e botës kanë ndaluar shkëmbimet e drejtpërdrejta, por diplomacia kineze nuk ka ndalur hapat e saj dhe nuk ka heshtur në çështjet kryesore. Pika më e ndritshme është “diplomacia cloud”.

Në vitin 2020, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping me “diplomacinë cloud”, bëri 87 takime me liderët e vendeve të huaja dhe drejtuesit e organizatave ndërkombëtare, duke marrë pjesë në 22 veprimtari të rëndësishme dypalëshe dhe shumëpalëshe. Me “diplomacinë cloud”, kryetari Xi ka vënë në dukje që virusi nuk ka kufi dhe epidemia mund të goditë çdo racë. Njerëzimi është një bashkësi me fate të përbashkëta. Duhet të zbatohet fryma shkencore, të nxitet bashkëpunimi ndërkombëtar për parandalimin e kontrollin, si dhe në studimin e krijimin e vaksinave, për të ndërtuar bashkë “murin” botëror kundër COVID-19.

Gjatë intervistës, Wang vuri në dukje gjithashtu që tani epidemia po përhapet në tërë botën. Diplomatët kinezë do të bëjnë një punë të vendosur për të parandaluar hyrjen e virusit nga jashtë dhe për të ofruar ndihmë për shtetasit kinezë jashtë vendit, duke ndihmuar brenda mundësive vendet dhe rajonet që kanë nevojë.

(Jiang Lei)