Grupi i parë i vaksinave kineze kundër koronavirusit të ri mbërrijnë të mërkurën në Stamboll, transmeton “Anadolu Agency”.

Në deklaratën nga Zyra e Shtypit e “Turkish Airlines” (THY) thuhet se grupi i parë prej 3 milionë dozash të vaksinës kundër Covid 19 do të mbërrijnë të mërkurën me avion nga kryeqyteti kinez Pekin në Stamboll.

Sipas njoftimit, 17 kontejnerët më pas do të transportohen në Ankara nëpërmjet një avioni tjetër të THY. (Elona)