Pekini ka shtuar testimet e acidit nukleik dhe ka forcuar masat e parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 pas rasteve të reja, njoftuan të hënën autoritetet vendore.

Punonjës të shëndetësisë por marrin mostra të acidit nukleik derë më derë tek të moshuarit që kanë vështirësi në lëvizje në distriktin e Pekinit, Shunyi, më 28 dhjetor 2020. Pekini ka zgjeruar testimin e acidit nukleik dhe ka forcuar parandalimin e COVID-19 dhe masat e kontrollit pas raporteve për raste të reja me COVID-19, njiftuan të hënën autoritetet vendore. (Xinhua)

Qyteti përballet me një situatë të zymtë dhe të ndërlikuar me rrezikun e shtimit të rasteve të mëtejshme ende të pranishme, tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i qeverisë komunale të Pekinit, Xu Hejian.

Distrikti Shunyi ka nisur një fushatë testimi masiv të acidit nukleik dhe ka hyrë në një "gjendje lufte". Deri në orën 3 të pasdites së të hënës, ky distrikt testoi 1,207,657 banorë.

Për të forcuar kontrollin mbi COVID-19 në pikat e hyrjes, doganat e Pekinit që nga 3 shtatori kanë zbatuar karantina për 4735 fluturime, përfshi 188 fluturime ndërkombëtare.

Gjatë festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe Festës së Pranverës, do të garantohen furnizimet e nevojave ditore në Pekin, tha Wang Hongcun nga Drejtoria e Tregtisë e Pekinit. (Albana)